Fiat Grande Panda është një nga shtatë finalistët për çmimin prestigjioz “Automjeti i Vitit 2026”.

FIAT me krenari ju njofton që Grande Panda është përzgjedhur si një nga shtatë finalistët për çmimin prestigjioz “Automjeti i Vitit 2026”.
Nga 35 konkurrentë, 60 anëtarë jurie nga 23 vende evropiane kanë zgjedhur modelet që i konsiderojnë më të denja për këtë titull kontinental. Pas fazës së parë kryesore të vlerësimit gjatë Tannistest në Danimarkë në shtator të vitit të kaluar, finalistët janë zbuluar zyrtarisht, dhe Fiat Grande Panda qëndron me krenari mes tyre.
Grande Panda nuk është thjesht një makinë; ajo është themeli i një familjeje të re globale automjetesh. Nga skicat e para deri te lançimi, Grande Panda ofron një zgjidhje konkrete, pragmatike dhe përfshirëse, me çmim të përballueshëm për audienca në mbarë botën. Me dimensionet kompakte dhe personalitetin e padiskutueshëm, ajo pasqyron vlerat themelore të FIAT-it: funksionalitetin, qëndrueshmërinë dhe dizajnin emocional.
E frymëzuar nga shpirti i lëvizshmërisë i modelit origjinal Panda të viteve 1980, ky model karakterizohet me proporcione të guximshme, linja të forta dhe elementë të veçantë stili si dritat LED në stilin pixel, dritat e pasme në formë kubi dhe shkronjat 3D “PANDA” të dallueshme në dyer. Brendësia vazhdon këtë fokus në dizajn inteligjent dhe të orientuar tek njerëzit, duke ofruar hapësirë më të mirë për supet, opsione të fleksibël ruajtjeje dhe teknologji intuitive të përshtatur për jetën e përditshme.
Duke mishëruar misionin e FIAT-it për të ofruar lirinë e zgjedhjes për të gjithë, Grande Panda është në dispozicion me gamë të plotë të motorëve – benzinë, hibrid dhe elektrik – që i përgjigjen nevojave të ndryshme të klientëve të segmentit B në çdo treg. Si një makinë globale, Grande Panda lejon gjithashtu përfitimin e sinergjive të prodhimit në vende të ndryshme: pas lançimit në Serbi, prodhimi do të fillojë edhe në Algjeri në dhjetor 2025, dhe më pas në Amerikën e Jugut në 2026.
Ndërsa gara po shkon drejt fazës finale të votimit, FIAT feston këtë njohje si një dëshmi të inovacionit të qëndrueshëm dhe pasionit për krijimin e makinave që bëjnë jetën më të mirë për të gjithë. Por ajo që i bashkon të gjitha versionet e Grande Panda-s është një filozofi e qartë dizajni.
Torino, 1 nëntor 2025