GARANCIONI

Periudha e garancisë për automjetin zgjat 2 vite me një numër pakufizuar kilometrash të përshkuar dhe llogaritet nga data e dorëzimit të automjetit te blerësi. Garancioni mbulon riparimin ose zëvendësimin e çdo pjese që është me defekt dhe nuk mund të riparohet, dhe defektet janë rezultat i një gabimi në prodhim.

Të gjitha riparimet e kryera si rezultat i një defekti të garancionit janë plotësisht pa pagesë për blerësin dhe përfshijnë:

– Riparim ose zëvendësim për pjesën e dëmtuar;

– Kostot e punës që rezultojnë nga riparimi ose zëvendësimi;

– Prokurimi i pjesëve të këmbimit dhe materialeve të nevojshme për riparim ose zëvendësim.