Përmbledhje
Dyfisho argëtimin. Grande Panda me motor hibrid.
Dyfishoni argëtimin me Grande Panda! Gjithashtu i disponueshëm në një version hibrid, avantazhi juaj është se jo vetëm që do të shijoni të gjitha karakteristikat e shkëlqyera të modelit, por edhe performancën e motorit të jashtëzakonshëm turbo me 3 cilindra.
E jashtme dhe e brendshme
Pamje futuriste
Grande Panda sjell të ardhmen në të tashmen tuaj. E njohur për praktikën e saj dhe aleat i shkëlqyer në lëvizshmërinë urbane, tani me një karakter të ri dhe të guximshëm, të përcaktuar nga linjat e saj gjeometrike mbresëlënëse dhe dizajni i dritave tërheqëse.
Inovacion në çdo detaj
Zbuloni pamjen e jashtme mbresëlënëse të Grande Panda Hybrid me drita LED të pikseluara përpara dhe mbrapa dhe një grilë të përparme me pamje futuriste. Logoja 3D e Panda-s e stampuar në dyer shton një prekje dalluese, ndërsa shufrat metalike të argjendta në formë diamanti të çatisë nxjerrin në pah më tej dizajnin e saj inovativ. I disponueshëm vetëm në versionin La Prima.
Dizajn i menduar mirë dhe inovativ
Dinamike dhe shumëngjyrëshe, brendësia e saj përfshin elemente plastike të bëra nga materiale të ricikluara. Paneli i kontrollit ka një dizajn të frymëzuar nga bamboja dhe është i mbuluar me një pëlhurë që përmban deri në 30% fibra të vërteta bambuje*. E pajisur me ekran 10.25” dhe karikues pa tela, përfshin gjithashtu kondicioner automatik, mbështetëse qendre për dorë dhe sedilje të pasme multifunksionale që ndahen dhe palosen 60/40 për komoditet dhe praktikë më të mirë. E disponueshme vetëm në versionin La Prima.
*E padukshme në prekje
Siguria
E pajisur për udhëtimet tuaja
Grande Panda Hybrid është e pajisur me sistemet më të avancuara të sigurisë për udhëtimin tënd. Teknologjitë e saj të sigurisë ofrojnë ndihmë gjithëpërfshirëse me paralajmërime vizuale dhe zanore sipas nevojës. Ndër sistemet e ndihmës në vozitje që ka, përfshihen: frenimi aktiv i sigurisë, ndihma për mbajtjen e automjetit në korsinë e drejtë, paralajmërimi për lodhje të shoferit dhe shumë të tjera.
Sistemi i lidhjes dhe infotainmentit
Përgatituni për ditë super emocionuese.
Grande Panda ka ekran prekës 10,25” për argëtim, ku jo vetëm mund të dëgjosh muzikën tënde të preferuar, por edhe të shfaqësh pa tela të gjitha funksionet e telefonit tënd në ekranin e madh qendror. Zgjero përvojën me shërbimet e lidhura, edhe jashtë makinës, duke shkarkuar aplikacionin Fiat. Kontrollo në distancë hapjen ose mbylljen e dyerve, gjej makinën tënde në hapësirë për ta lokalizuar më lehtë… dhe shumë më tepër.
Apple CarPlay
Lidhu me iPhone-in tënd dhe argëtohu ndërsa vozit. CarPlay sjell gjithçka që të nevojitet direkt në ekranin e radios. Mund të marrësh udhëzime, të telefonosh, të shkëmbesh mesazhe dhe të dëgjosh muzikë pa u shpërqendruar nga rruga përpara teje. CarPlay integron asistentin zanor Siri, por funksionon edhe me butonat dhe levat në timon, me sipërfaqet prekëse ose ekranet prekëse. Të gjitha aplikacionet që janë të përputhshme me CarPlay janë dizajnuar për të ofruar qasje të lehtë dhe intuitive, pa pasur nevojë të heqësh sytë nga rruga.
CarPlay, iPhone dhe Siri janë marka të regjistruara tregtare të Apple Inc.
Android Auto™
Lehtë qasje në përmbajtje ose përdor Google Maps dhe muzikë nga Google Play ndërsa vozit. Android Auto™ do të shfaqë të gjitha aplikacionet e tua të përputhshme në ekranin e radios. Do të mund të përdorësh intuitivisht të gjitha funksionet përmes komandave zanore, butonave në timon ose ekranit prekës.
Google, Google Play, Android Auto dhe Waze janë marka tregtare të Google LLC.
Performancë
Përvojë hibride
Grande Panda Hybrid të çon kudo me lehtësi. Motori turbo 1.2L me 3 cilindra, i gjeneratës më të re T-Gen3, punon së bashku me baterinë litium-jone 48V, duke dhënë deri në 110 kuaj fuqi të kombinuar.* Në bashkëpunim me një kutinë automatike 6-shpejtëshe, ofron një balancë të përkryer mes efikasitetit, performancës dhe kënaqësisë në vozitje.
*Fuqi e kombinuar e motorit termik 100 kuaj fuqi dhe motorit elektrik 28 kuaj fuqi.
Informacion i detajuar rreth modelit
Këtu do të gjeni më shumë informacion rreth specifikimeve teknike të Grande Panda Hybrid tuaj, siç janë dimensionet ose të dhënat e motorit.