Në vitin 2024, FIAT konfirmon udhëheqjen në 4 tregjet e saj të brendshme në 3 kontinente dhe rolin e saj si marka e parë e Stellantis që ka shitur më shumë se 1.2 milion vetura në nivel global.

  • Në vitin 2024, FIAT udhëhoqi tregun e makinave në Brazil me një pjesëmarrje prej 20.9%, dhe mbi 521 mijë shitje prej modeleve kryesore si Fiat Strada, duke konsoliduar dominimin e saj në Amerikën e Jugut.
  • FIAT gjithashtu udhëhoqi tregun italian me më shumë se 190 mijë shitje, një pjesëmarrje prej 10.8%, e udhëhequr nga modelet Panda dhe Ducato.
  • Në vitin 2024, FIAT dominoi tregjet turke dhe algjeriane, duke arritur pjesë tregu rekord prej 11.2% dhe 62%, përkatësisht. Modelet kryesorë ishin Fiat Egea në Turqi dhe Doblò në Algjeri, mbështetur nga performanca e fortë e veturave komerciale.

 

Viti 2024 ishte një vit i rëndësishëm për FIAT. Gjatë festimeve të 125-vjetorit të tij, marka konsolidoi pozitat e saj si marka numër një globale e Stellantis, duke udhëhequr në 4 tregjet e brendshme (Brazil, Itali, Turqi, Algjeri), mbi 3 kontinente, dhe me modele të ndryshme në çdo shtet: Strada, Panda, Egea dhe Doblò. Për më tepër, siç ishte njoftuar më parë në gjysmën e parë të vitit 2024, FIAT mbylli vitin duke shkëlqyer gjithashtu në Amerikën e Jugut. Në Europë, udhëheqja e markës u forcua në segmentet EV A me Fiat 500e, në Segmentin A me Fiat Pandina dhe gjithashtu në biznesin e LCV-ve, falë performancës së Doblò, Fiorino dhe Ducato, furgonit më të shitur të Stellantis.
Olivier Francois, CEO i FIAT dhe CMO global i Stellantis komentoi: “Në vitin 2024, FIAT mbushi 125 vjet, një arritje e rëndësishme që shumë pak marka mund ta krenohen, duke mbyllur vitin me një performancë pozitive në nivel global. Me të vërtetë, konfirmuam pozitat tona si marka numër një e Stellantis, me më shumë se 1.2 milion vetura të shitura globalisht, duke arritur të balancojmë fazën e kalimit në të cilën po jetojmë tani në tregun evropian dhe duke regjistruar një performancë të shkëlqyer në Amerikën e Jugut. Ky është avantazhi i vërtetë i të qenit një markë vërtet globale. Në Amerikën e Jugut, FIAT është lider në treg, dhe në Brazil, marka arriti një vit rekord, duke kapur më shumë se 20% të pjesës së tregut. Kjo do të thotë që një në çdo pesë makina të shitura në Brazil është një FIAT. Në të njëjtën kohë, në Europë, FIAT konfirmoi udhëheqjen e tij në segmentin EV A me 500e dhe në segmentin A në përgjithësi me Pandina. Për më tepër, midis automjeteve komerciale, Ducato u konfirmua si furgoni më i shitur i madh në Stellantis. Tani po fokusohemi në vitin 2025, i cili do të jetë një vit kyç për FIAT në Europë, duke nisur me lansimin e Grande Panda të ri, si versionet elektrike ashtu edhe hibride, dhe me 500 Hybrid të ri që do të arrijë në fund të vitit. Po e shohim të ardhmen me optimizëm të madh.”
Brazil
FIAT ishte lideri i padiskutueshëm i tregut të makinave në Brazil në vitin 2024, duke regjistruar shifra historike për herë të dytë. Gjatë dymbëdhjetë muajve të kaluar, FIAT regjistroi një pjesëmmarje në treg mbresëlënëse prej 20.9%, duke mbyllur vitin me më shumë se 521 mijë vetura të shitura, që do të thotë 118 mijë makina më shumë se brendi i dytë më lider në treg dhe 45 mijë më shumë se në vitin 2023. Lider absolut i tregut ishte Fiat Strada, që shiti 144 mijë njësi gjatë vitit, duke rritur pjesëmmarjen në treg me 5.8% dhe duke konsoliduar pozitat e tij si makina më e shitur në Brazil për të katërtin vit radhazi.
Udhehëqja e FIAT-it karakterizohet gjithashtu nga vendi i parë në segmentet e pick-up-eve, hatchback-eve dhe furgonëve. Për më tepër, marka italiane arriti të vendosë tre modele në listën e dhjetë më të shiturave të vendit, duke përfshirë Strada, Argo dhe Mobi. Pavarësisht kësaj, Fiorino mbajti vendin e parë për të 11-in vit radhazi në tregun e furgonëve të Brazilit, me FIAT që është lider i vendit që nga viti 2010, me 26 mijë regjistrime gjatë 365 ditëve të fundit dhe një pjesë të tregut prej 36.7%, ndërsa Scudo u tregua si modeli më i shitur për vitin e dytë radhazi. Në fund, viti 2024 solli dy modele të reja hibride, Pulse dhe Fastback, dy makina revolucionare që do të dominonin tregun brazilian gjatë viteve të ardhshme.
Itali
FIAT konfirmon pozitat e tij udhëheqëse, duke dalë sërish marka më e shitur në tregun italian në vitin 2024 me më shumë se 190 mijë vetura të shitura, që korrespondon me një pjesë totale të tregut prej 10.8%, duke përfshirë si tregun e makinave pasagjerësh ashtu edhe atë të automjeteve komerciale. Makinë më e shitur vazhdon të jetë ikona Panda, e prodhuar në fabrikën e Pomigliano, me mbi 102 mijë shitje. Sa i përket segmentit të automjeteve komerciale, tregu i vitit 2024 është dominuar nga Fiat Ducato, me pothuajse 20 mijë vetura të shitura, duke kontribuar në pjesën e tregut prej 23.6% të FIAT Professional në industrinë e automjeteve komerciale me një total prej 46 mijë shitjesh, shifra të jashtëzakonshme që garantuan markës vendin e parë gjatë vitit. Për më tepër, FIAT Professional dallohet si marka kryesore në sektorin e automjeteve komerciale 100% elektrike, duke mbajtur një pjesë të tregut prej 16.6%. Ky sukses është nxitur nga rinovimi i linjës së modeleve elektrike, të dizajnuara për të përmbushur kërkesat e të gjitha segmenteve dhe klientëve profesionistë. Fiat 600 shiti 6 mijë njësi dhe 500e më shumë se 2 mijë njësi.
Turqi
Një nga tregjet kryesore të FIAT është pa dyshim Turqia. Prodhuesi italian i makinave e ka provuar veten si lider në treg për të 6-in vit radhazi me një pjesë tregu prej 11.2%, një rekord për vendin. Në vitin 2024, tregu është dominuar nga Fiat Egea, me mbi 84 mijë vetura të shitura, makina më e shitur e vitit dhe modeli më i preferuar në tregun turk që nga viti 2016, me 650 mijë vetura të shitura që nga atëherë. Dhjetë makinat më të shitura gjithashtu përfshijnë Fiorino me mbi 25 mijë regjistrime. Për më tepër, FIAT konfirmoi pozitat udhëheqëse në segmentin e LCV-ve, me një pjesë tregu prej 20% dhe një vend në Top 3 në të gjitha segmentet përkatëse. Kjo performancë është kryesisht për shkak të Doblò, që udhëhoqi në shitjet totale të makinave dhe automjeteve komerciale të lehta për të 6-in vit radhazi.
Algjeri
Në vitin 2024, Algjeria përfaqësoi një treg fitimprurës dhe të suksesshëm për markën italiane, duke e bërë këtë vend një nga qendrat strategjike kryesore për operacionet e FIAT në Afrikë. Në fakt, me më shumë se 64 mijë njësi të shitura, FIAT regjistroi një pjesë tregu mbresëlënëse prej 62%. Ky rezultat i jashtëzakonshëm u arrit kryesisht falë performancës së Doblò, makinë më e popullarizuar në Algjeri me 27 mijë njësi të shitura. Për më tepër, një rol të fortë ka luajtur fabrika e Oranit, e cila është thelbësore për zhvillimin e FIAT në kontinent.
Turin, 21 Janar, 2025